Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua në Shtime.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku nga mjeku është konstatuar vdekjen e saj.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11:05.

Tutje është thënë se rasti është nën hetime.