Foto: Ilustrim

Gjenden dy burra pa shenja jete në rajonin e Prishtinës

Dy burra janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës.

Njëri rast është shënuar në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, ku është raportuar se është gjetur pa shenja jete personi.

Sipas Policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në  Gllogoc ku është raportuar se është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Edhe për këtë rasti, Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa,  me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.