Ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës (PK), për të cilat ka pasur edhe të arrestuar.

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici vëllain e saj i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje e ka rrahur këtë të parën.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:15.

Sipas Policisë nuk ka lëndime. Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.

Për një rast tjetër po ashtu në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Sipas Policisë viktima nuk ka lëndime. Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.

Në Suharekë një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje dyshohet se është kanosur verbalisht dhe rrahur nga burri i saj.

Policia njofton se i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet.

Një burrë në Prizren është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur babanë e tij, raporton PK.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orws 17:00.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një grua në Rahovec ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Viktima sipas policisë ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes.

Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje