ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Gjakovë, vidhet arka për bamirësi në Xhaminë e Qylit- FOTO

Xhamia e Qylit në Gjakovë është dëmtuar sot nga disa persona.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit përmes dritares së pasme kanë thyer xhamin dhe kanë depërtuar brenda.

Më pas të dyshuarit kanë thyer edhe arkën për bamirësi dhe kane vjedhur 170 euro.

Sipas Policisë, ata kanë dëmtuar edhe dy dollapë dhe një kamerë të sigurisë.

Pas këtyre veprimeve, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Policia ka thënë që rasti është në hetime.