Foto: Ilustrim

Gjakovë, digjet ushqimi i bagëtive

Një zjarr ka kapluar një stallë të bagëtive në fshatin Bec të Gjakovës.

Një burrë ka raportuar për djegje të një sasie të ushqimit të bagëtive.

Sipas raportit njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Tutje theksohet se përveç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz.