Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla: Është momenti i duhur për aplikim për BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla u pyet nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi nëse tani është momentumi i duhur që Kosova të aplikoj për statusin e vendit kandidat këtë vit.

Ministrja Gërvalla tha që Kosova e ka strategjinë shumë të qartë për ta marrë këtë hap.

“Është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në BE, ka strategji shumë të qartë rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim  SHBA-të rreth aspiratave tona për anëtarësim dhe jo vetëm që ka koordinim por ka edhe mbështetje të fuqishme”, tha Gërvalla.

Qeveria e Kosovës e ka në plan që deri në fund të këtij viti të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri për dialog Besnik Bislimi ditë më parë tha se janë duke u koordinuar me presidencën çeke për datën, duke u shprehur se mesi u muajit dhjetor mund të jetë koha kur dorëzohet aplikimi.