Gazmend Agusholli, kandidat i LVV-së për Pejën

Gazmend Agusholli është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i LVV-së në Pejë, Besnik Zeqiraj.

Sipas tij për kandidaturën e Agushollit ka votuar Këshilli i Qendrës së kësaj partie në Pejë.

Vetëvndosje sot po zyrtarizon kandidatët për kryetarë të komunave të Kosovës.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

LVV e zyrtarizon kandidaturën e Arben Vitisë për Prishtinën