Gazetari malazez Gojko Raiçeviq, i arrestuar nga Policia malazeze. Foto: IN4S

Gazetarët malazezë arrestohen për ‘shkaktim të panikut’

Policia e Malit të Zi ndaloi dy gazetarë të dielën për “shkaktim paniku” rreth raportimit të një eksplodimi.

Njëri nga të arrestuarit u lirua të hënën ndërsa tjetri është duke u mbajtur ende.

Të arrestuarit janë redaktorë të dy portaleve vendore të lajmeve, IN4S dhe Borba, nën dyshimin për shkaktim paniku dhe prishje të rendit publik në lidhje me raportimin për një shpërthim.

Drejtorati i policisë tha të dielën se Gojko Raiçeviq dhe Drazhen Zhivkoviq janë arrestuar sepse kanë lëshuar informata për një shpërthim në villën Gorica pa fakte nga terreni. Raiçeviq ishte liruar më vonë derisa Zhivkoviq është mbajtur për t’u marrë në pyetje nga zyra e prokurorit.

“Prokurori i shtetit ka deklaruar se ka pasur elemente të krimit për shkaktim të panikut dhe prishjes së rendit, dhe ka kërkuar që të arrestohen”, sqaroi policia.

IN4S dhe Borba raportuan të dielën për një shpërthim në një vilë, e cila përdoret për pritje zyrtare dhe shërbimi i sigurisë dyshuan për një shmangie të qëllimshme.

Në të njëjtën kohë, disa media rajonale e transmetuan këtë informacion. Policia më vonë e mohoi këtë raportim dhe thanë se ka pasur vetëm një çrregullim elektrik, i cili u riparua shumë shpejt. Pas lirimit të tij, Raiçeviq tha se e kishte kontrolluar dy herë informacionin para se ta publikonte dhe se ky arrestim ishte vetëm për t’i frikësuar gazetarët.

“Ishte më se e qartë për të gjithë se unë e kisha radhën pas arrestimit të gazetarit Angjela Djikanoviq. Unë nuk e di kush e inspiroi këtë aksion të policisë apo prokurorit, besoj se do bëhet e ditur ditët në vijim”, tha Raiçeviq.

Asociacioni i Gazetarëve kërkoi që Raiçeviq dhe Zivkoviq të lirohen dhe paralajmëruan për dhunë ndaj lirisë së shprehjes. Qendra për raportim hulumtues, CIN, tha se arrestimi i gazetarëve ishte dizajnuar për limitim të drejtave të njeriut dhe të krijoi ndjenjën e pasigurisë së ligjshme.

“Prodhuesi më i madh i lajmeve të rrejshme në Mal të Zi është kjo qeveri, që krijon një atmosferë të frikës dhe shpërndan panik në vend rreth mbrojtjes së vendit nga armiqtë e jashtëm dhe qytetarët e saj. Kjo si shkak si problemeve të shtetit-mungesa e reformave, rregullit dhe ligjit, korrupsioni në nivelin më të lartë- që i kanë futur nën tapet”, tha CIN në deklaratë.