Ilustrim

Gastronomët kosovarë paralajmërojnë protesta

Shoqata e Gastronomëve edhe njëherë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti për kufizimin e veprimtarisë ndaj këtyre bizneseve.

Ata kanë kërkuar që të ndryshojnë vendimet e Qeverisë, për ndryshe do të protestojnë.

Nga nesër, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të fillojë të mbledhë 10 mijë nënshkrime për ndryshimin e vendimeve. “Shoqata e Gastronomeve të Kosovës që nga nesër do të fillojmë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve, prandaj kërkojmë që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh disa nga kërkesat tona urgjente”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Në Gastronominë e Kosovës çdo ditë e me shumë situata po rëndohet, çdo ditë kemi vdekje ekonomike dhe çdo ditë…

Publiée par Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sur Mardi 1 septembre 2020

Gastronomët kërkojnë që t’u plotësohen këto kërkesa:

  1. Thirrje të seancës në parlament për ta ndryshuar orarin
  2. Të zgjatet orari i punës deri 00:00
  3. Të lejohet puna në hapësira të mbyllura
  4. Të përcaktohet një manual i saktë për respektimin e distancës dhe masave mbrojtëse në hapësirave të mbyllura
  5. Të ndihmohen bizneset me pako ekonomike Nëse kërkesat e tyre nuk miratohet, gastronomet thonë se do të shfrytëzojnë gjitha të drejtat ligjore për të hequr kufizimet. “Prandaj apelojmë tek Qeveria, Kuvendi dhe të gjitha institucionet e tjera që gastronomia të mos ketë me shumë dëme, përndryshe detyrohemi të vazhdojmë prapë duke protestuar deri në miratimin e kërkesave tona”, thuhet tutje në reagimin e tyre./RTV21