Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gafa e radhës nga IKShPK: 'Boll ma sehirxhinjve'

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se pritja mesatare e njerëzve për testim në sheshin e Prishtinës, është 1 minutë e 7 sekonda.

Sipas këtij postimi, deri në ora 11:00 të mëngjesit të sotëm janë testuar 257 persona për COVID-19.

Sipas IKShPK-së, ekipeve të tyre i kanë lakmi edhe ekipet botërore.

“Ora 11.05! Deri tani janë testuar gjithsej 257 persona. Ekipi fenomenal i ISHPK. Pritja mesatare 1 minutë e 7 sekonda! Lakmi ekipet botërore. Boll ma sehirxhinjve”, thuhet në postimin e IKShPK-së.

Kujtojmë që në gusht të vitit të kaluar, një postim në ‘Facebook’ i IKShPK-së ishte komentuar shumë në opinion. Instituti kishte shkruar se ‘gjithkush ka të drejtë të infektohet me COVID-19’, duke iu referuar disa lajmeve për mosrespektim të rekomandimeve nga zyrtar të shtetit.

Gafa e IKSHPK: Gjithkush ka të drejtë të infektohet