Fushë Kosovë, shoqërohet në polici pasi qeni i tij kafshoi një person

Një person është shoqëruar në polici në Fushë Kosovë, pasi që qeni i tij kishte kafshuar një person tjetër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Metush Krasniqi’ në Fushë Kosovë rreth orës 15:00.