Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet pasi hapi sallonin e mobileve

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nga ana e policisë pasi që i njëjti në kohë pandemie  ka hapur mobilerinë e tij.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 11:00, në rrugën `Nëna Terezë`, në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i dyshuari për këtë rast është liruar në procedurë të rregullt.