Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Furra në Gjakovë përfshihet nga zjarri

Një furrë në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Gjakovë është përfshirë nga zjarri dje në orët e para të mëngjesit.

Sipas pronarit, kur e kishte mbyllur furrën çdo gjë e kishte lënë në rregull.

Nuk dihet shkaktari i zjarrit, por përveç dëmit të shkaktuar që për momentin nuk i dihet vlera, nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.