Ishulli Tonga, foto: BBC

Fuqia e vullkanit nënujor në Tonga, ishte 100 herë më e fuqishme sesa bomba bërthamore e hedhur mbi Hiroshimë

Shpërthimi i një vullkani në Oqean pranë Tonga, ka qenë 100 herë më i fuqishëm sesa bomba bërthamore që Shtetet e Bashkuara e hodhën mbi Hiroshimë, ka njoftuar agjencia hapësinore amerikane e njohur si NASA.

Shpërthimi i javës së kaluar shkatërroi plotësisht ishullin vullkanik në veri të qytetit Tonga Nukualofe, e është konfirmuar se cunami ia ka marrë jetën tre personave, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, më shumë se katër të pestat e popullsisë në Tonga janë goditur nga pasojat e shpërthimit të vullkanit nënujor.

Pas shpërthimit të vullkanit që shkaktoi një cunami, ka ekzistuar frika se burimet e ujit janë ndotur me hirin e vullkanit, e pas testimit të shtunës është konstatuar se ujërat nëntokësore janë të sigurta për pije.

NASA thotë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa që është zhdukur plotësisht “një pjesë e tokës të dy ishujve të vjetër. /Telegrafi