Francë - Nata e tretë e protestave të dhunshme pas vrasjes së të riut nga policia

Një valë protestash përfshiu Francën për të tretën natë me radhë pas së shtënës fatale me armë të policisë ndaj një të riu francez. Sipas Zyrës së ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin, deri më tani,  të paktën 421 persona janë arrestuar në të gjithë vendin gjatë natës,

Forcat elitare të policisë franceze, RAID, u vendosën në qytetet Bordeaux, Lyon, Roubaix, Marseille dhe Lille, për të ndihmuar në frenimin e protestave.

Përplasjet e dhunshme ndodhën mes protestuesve dhe policisë në periferinë pariziane të Nanterres – pas vrasjes së 17-vjeçarit i quajtur Nahel ditë më parë – dhe në qytetin port jugor të Marsejës. 

Sipas gazetës Le Figaro, më shumë se gjysma e këtyre arrestimeve u kryen në rajonin e Parisit.

Gazeta në fjalë thotë se shumica e të arrestuarve ishin të moshës nga 14 deri në 18 vjeç.

“Nuk ka ndonjë konfrontim shumë të dhunshëm në kontakt të drejtpërdrejtë me policinë, por ka një numër dyqanesh të vandalizuara, biznese të grabitura apo edhe të djegura,” i ka thënë AFP një zyrtar i lartë i policisë franceze./DW

Përgatiti: Nuhi Shala