Futboll, Ilustrimi: Pixabay

Franca shkon në finale të Botërorit

Franca është finalisti i dytë që do ndeshet me Argjentinën në finalen e botërorit.

Franca mposhti Marokun me rezultat 2-0.

Finalja mes këtyre vendeve që synojnë kupën e botës do luhet të dielën.

Franca ka fituar kupën e botës dy herë, të parën e fitoi në vitin 1998 dhe për herë të dytë në vitin 2018 në Rusi.

Argjentina po ashtu ka fituar dy herë kampionatin botëror, për herë të parë në vitin 1978 dhe të dytin në vitin 1986.

Të dy këto vende kanë synim të fitojnë këtë titull për herë të tretë.