FOTO - Vetura futet në drejtim të gabuar te "Rruga B”, ndalohet nga policia

Një veturë është futur në kah të gabuar në lagjen “B”. Kjo lëvizje e veturës është kapur nga ana e policisë e cila e ka ndaluar vozitësin.

Gjithashtu shoferi është kapur duke lëvizur në këtë pjesë në kohën kur lëvizja e qarkullimit është e ndaluar, nëse nuk ke leje të veçantë apo diçka emergjente.

KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilat mund të shihen zyrtarë policorë së bashku me shoferin e veturës i cili ka hyrë në kah të gabuar janë duke diskutuar.

Sipas Rregullores së Trafikut dhe Ligjit në rrugë në të cilën shiritat rrugorë janë të ndarë fizikisht njëri prej tjetrit, shoferit nuk i lejohet ta lëvizë mjetin e vet nëpër shiritin rrugor që shërben për lëvizje të mjeteve nga kahu i kundërt.

Në lidhje me këto lëvizje shoferi i ndaluar nga policia në këtë rast mjnd të gjobitet me shumën prej 70 deri në 210 euro.