Foto: KALLXO.com

FOTO: Vendi ku ndodhi vrasja në Pejë

Një person është vrarë sot pasdite në Pejë.

Burime të KALLXO.com nga Policia e kanë konfirmuar rastin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazulli”, afër ish-Tregut të Gjelbër.

Ndërkohë, KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur ngjarja tragjike.

Në vendin ku ka ndodhur vrasja, siç shihet edhe në foto, ka forca të shumta të Policisë dhe autoambulanca.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.

Vendi ku ndodhi vrasja në Pejë – Foto: KALLXO.com