FOTO: Rruga, " Bastri e Ali Hyseni" në Vushtrri

FOTO - Reshjet në Vushtrri mbushin rrugën, Komuna thotë se situata është nën-kontroll

Reshjet e fundit të shiut dhe borës të cilat kanë përfshirë të gjithë vendin që nga nata e mbrëmshme dhe kanë vazhduar gjatë ditës së sotme, kanë vështirësuar qarkullimin e qytetarëve.

Një qytetar nga Vushtrria ka dërguar disa fotografi në të cilat si pasojë e vërshimeve rruga është mbushur me ujë.

FOTO: Rruga, ” Bastri e Ali Hyseni” në Vushtrri
FOTO: Rruga, ” Bastri e Ali Hyseni” në Vushtrri

Bajrush Kosumi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë ka thënë për KALLXO.com  se situata në këtë qytet është nën kontroll por që nëse reshjet vazhdojnë  gjendja do të ndryshojë.

“Po, ne ishim tek kjo rruga, por edhe kur bie shi i vogël ajo mbushet. Në Vushtrri nuk ka ndonjë problem serioz, deri më tani të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ne jemi në teren që nga mëngjesi dhe situata është nën kontroll. Por nëse vazhdojnë reshjet kësisoj pa ndal, atëherë edhe Vushtrria do të ketë probleme”, tha ai për KALLXO.com

Shumë qytete të Kosovës si shkak i reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës janë vërshuar duke i bërë rrugët e pakalueshme  dhe duke vështirësuar furnizimin me energji elektrike.

VIDEO – Vërshimet vështirësojnë qarkullimin e veturave në qendër të Drenasit