VIDEO - Vërshimet vështirësojnë qarkullimin e veturave në qendër të Drenasit

Rruga në qendër të qytetit të Drenasit, përkatësisht ajo afër objektit të Komunës dhe përballë stacionit policor është vërshuar pas reshjeve të shiut që nga dita e djeshme.

Disa video kanë arritur në redaksinë e KALLXO.com në të cilën shihet vështirësia e automjeteve për qarkullim gjatë mëngjesit të sotëm.

Çështja e vërshimeve në këtë pjesë ishte ngritur edhe në emisionin “Jeta në Komunë” në muajin tetor 2020.

Kryetari Ramiz Lladrovci përball gazetares Jeta Xharra ishte përballur me pamje të vërshimeve të xhiruara në muajin maj 2020, por që gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Asokohe, ai kishte fajësuar operatorët ekonomik që gjatë punimeve për asfaltim kanë bllokuar pusetat e ujërave atmosferike.

“Kam me dhjetra imella që i kam marr, sepse operatorë ilegal të zhavorrit të lumit, që është e ndalume me ligj, tregtohet para stacionit policor. Inspektorat e mi i kam adresu dhe si rezultat i mbylljes se pusetave edhe kompanisë qe e ka bë asfaltimin, e qe e ka mbyll pusetat e ujërave atmosferike dhe si rezultat nuk ka ik uji”, kishte deklaruar Lladrovci.

Pamje të tjera që kanë arritur në KALLXO.com janë edhe nga përmbytjet si pasojë e daljes së lumit Drenica nga shtrati.

Sot gjatë ditës KALLXO.com raportoi edhe për vërshime në Drenas.

Oborre të shtëpive dhe rrugët e kësaj komune janë përmbytur nga uji për shkak të reshjeve të shiut.

Shiu shkakton përmbytje në Drenas