Sspitali i Prizrenit 03.09.2021

Foto: Papastërti e mungesë e detergjentit në repartin e Pediatrisë në spitalin e Prizrenit

Një guacë e tualetit e papastër, lavaman pa detergjent e letër higjienike, dyer të grisura e pasqyrë e thyer janë vetëm disa nga pamjet të cilët shihen brenda repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pamje të shëmtuara në këtë repart shihen qartë në fotografitë e dërguara nga një qytetarë i Prizrenit.

Spitali i Prizrenit
03.09.2021
Spitali i Prizrenit
03.09.2021
Spitali i Prizrenit
03.09.2021
Spitali i Prizrenit
03.09.2021
Spitali i Prizrenit 03.09.2021
Spitali i Prizrenit 03.09.2021
Spitali i Prizrenit
03.09.2021

Në këtë kohë kur vendi po përballet me shifra të larta të qytetarëve të infektuar me COVID-19 higjiena është njëra ndërsa tre masat kryesore për parandalim të përhapjes së infeksionit.

Edhe pse thirrjet për mbajtje të higjienës i dëgjojmë çdo ditë nga stafi shëndetësor, një gjë e tillë nuk është duke u respektuar në vendin ku fëmijët marrin trajtim mjekësor.

Në anën tjetër në nivel vendi brenda 24 orëve në nivel vendi janë infektuar me Coronavirus 145 fëmijë të grupmoshës 10 deri në 19 vjeç, përderisa në total janë regjistruar  1 mijë e 488 raste pozitive nga 12 mijë e 558 testime.

KALLXO.com muaj më parë ka vizituar edhe klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me qëllim për të parë se sa janë të pastërta tualetet në këto klinika.

Pamje skandaloze nga klinikat e QKUK-së