Foto: KALLXO.com

FOTO: Dëmtohet rruga e riasfaltuar në Prishtinë

Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë është dëmtuar sërish pas meremetimit të saj.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, shihet se pjesa e rrugës, që gjendet përballë hyrjes së QKUK-së është dëmtuar pak kohë pas rregullimit të saj.

Në foto shihet se pjesa që duket se është riasfaltuar rishtazi ka “fjetur” duke paraqitur problem e madje edhe rrezik për personat që e frekuentojnë.

KALLXO.com ka disa ditë që i ka dërguar pyetje Komunës së  Prishtinës për këtë çështje por ende nuk ka marrë përgjigje.

Në vazhdimësi KALLXO.com po raporton për probleme me të cilat po përballen qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: