Fondi Monetar Ndërkombëtar

FMN: Ekonomia e Kosovës sivjet rritje me 8%, mbështetje e jashtëzakonshme nga diaspora

Ekonomia e Kosovës për vitin 2021, sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), pritet të përmbyllet me një rritje rreth 8 për qind, dhe kjo falë edhe mbështetjes së jashtëzakonshme të diasporës. Sipas FMN-së, vetëm në muajin gusht remitancat shënuan një rritje prej 40 për qind, në raport me periudhën e para pandemisë, ndërsa turizmi u rrit për 50 për qind.

“Pas një tkurrjeje prej rreth 5 për qind në vitin e kaluar të prodhimit vendor real në Kosovë, parashikohet të rritet nga shtat deri në 8 për qind në këtë vit kryesisht për shkak të lëvizshmërisë së ripërtëritjes dhe mbështetjes së jashtëzakonshme nga diaspora”, tha Gabriel Di Bella shef i FMN-së.

Ai tha se kur e shihet diaspora dhe krahasohet me nivelet e para pandemisë, remintancat gjatë gushtit në këtë vit kanë janë rritur rreth 40 për qind dhe turizmi rreth 50 për qind.

“Programi i suksesshëm qeveritar i vaksinimit, ka kontribuar në fitimet e lëvizshmërisë dhe mobilitetit”, tha ai.