Foto: RTV21

Flet pronari i shtëpisë së djegur: Nuk dihet shkaku i zjarrit

Pronari i shtëpisë së djegur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, Ekrem Zeneli ka thënë se nuk dihet së cili ishte shkaktari i këtij zjarri.

Ai ka treguar se zjarri kishte kapluar një pjesë të shtëpisë ndërsa depoja e shtëpisë ishte djegur e tëra.

Zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.

Në mëngjesin e sotëm është raportuar për djegien e një shtëpie.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. RTV21