Fillon vaksinimi i stafit shëndetësor me Pfizer/BioNtech - FOTO

Nga sot stafi shëndetësor do të mund të vaksinohen me vaksinën Pfizer/BioNtech, vaksinë kundër coronavirusit.

Vaksinimi për gjithë personelin shëndetësorë të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen për shkaqe shëndetësore nga kontingjenti i parë i vaksinave duhet të ofrojnë dëshmi në kohën kur arrijnë në sallë për vaksinimi.

Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kosova është furnizuar dje me 4,680 vaksina Pfizer/BioNtech nga pjesa e parë e 95 mijë vaksinave të cilat janë ndarë për Kosovën në kuadër për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin me vaksinën kundër SARS-CoV-2.

Kujtojmë se Kosova më 28 mars ishte furnizuar me kontigjentin e parë të vaksinës “AstraZeneca”.

Nga 24 mijë vaksina të dhuruara donacion për Kosovën nga UNICEF i programit COVAX nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë vaksinuar 4,600 punëtorë shëndetësor.

Deri më tani në nivel vendi me COVID-19 janë infektuar 105,711 përderisa 2,191 prej tyre kanë vdekur.