Fillon takimi i Hotit me kryetarët e Komunave

Ka filluar takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Këtë takim e ka hapur zëvendëskryeministri, Goran Rakiq.

Në këtë takim do të diskutohet për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, si dhe fillimin e vitit të ri shkollor në vend.

Hoti ka paralajmëruar takim edhe me partnerët e koalicionit për të diskutuar për dialogun.

Kryeministri në ora 15:00 bashkë me Isa Mustafën, do të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.