Fillon punën Bordi i përkohshëm i KRU "Prishtina"

Zyra për marrëdhënie me publikun e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot është mbajtur takimi konstituiv mes Bordit të ri të Përkohshëm dhe Drejtorëve e zyrtarëve të lartë të kompanisë.

Në këtë takim sipas njoftimit, Bordi i Përkohshëm u njoftua me objektivat zhvillimore të kompanisë, gjendjen me furnizim të ujit gjatë pandemisë, si dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe.

“Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ”Prishtina” u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Ri të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë të kompanisë.

Sokol Xhafa ,UD i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.

Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve u njoftuan më për së afërmi me objektivat zhvillimore të kompanisë, faturimin e arkëtimin, gjendjen e përgjithshme të furnizimit me ujë në këtë periudhë të pandemisë, zbatimin e masave kundër përhapjes së Covid-19,  shpenzimet operative , rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë periudhës së pandemisë, etj. Ata u shprehën të gatshëm që do të punojnë pandalshëm në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes,” thuhet në njoftimin e ujësjellësit Prishtina.

Kallxo.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar për emërimin e një zyrtari të Komunës së Lipjanit, Labinot Dedushi si kryesues të këtij bordi.

Bordin e përkohshëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” e përbëjnë edhe Agim Miftari si anëtar, Arlind Haziri anëtar dhe Linda Spahiu anëtare.

Zyrtari i Komunës së Lipjanit bëhet kryesues i bordit të KRU “Prishtina”