Qeveria emëron bordin e përkohshëm të INFRAKOS-it

Qeveria Kurti ka marrë vendim që sot të emëroj Bordin e Përkohshëm në Ndërmarrjen Publike Qendrore “INFRAKOS”.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli propozoi emrat e anëtarëve të bordit të përkohshëm, derisa të zgjedhet bordi i rregullt i kësaj ndërmarrje.

Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të INFRAKOS janë zgjedhur: Enis Berisha kryesues, dhe anëtarë janë emëruar Ardita Salihu, Fitnete Ismajli dhe Afrim Mehmetaj.