Kanali Ibër-Lepenc | Foto: Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër-Lepenc"

Qeveria emëron Bordin e përkohshëm të "Ibër-Lepenci"

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc.”

Kryesuese e Bordit është emëruar Hajrije Morina ndërsa anëtarë të tjerë të bordit të drejtorëve janë emëruar, Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.

Hajrie Morina ishte emëruar anëtare e bordeve të përkohshme edhe në Qeverinë Kurti I.

Morina kishte qenë pjesë e bordit të përkoshëm të ndërmarrjes publike “KRU Prishtina”.

CV-në e Morinës mund ta lexoni KËTU.

Anëtarja tjetër e bordit të përkohshëm të ndërmarrjes publike “Iber Lepenci”, Hyrmet Mydyti, ka qenë ndër 12 kandidatëve që kanë shkuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për bordin e KOSTT-it.

Lista ishte përbërë nga 8 burra dhe 4 gra: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Dobruna – Kryeziu, Saranda Sadriu – Mehmeti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Gjelosh Vataj, Ajrinë Gashi – Hamdiu, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti.

Por Mydyti nuk ishte votuar në Kuvend për tu bërë pjesë e bordit të KOSTT-it.

Në bordin e KOSTT-it janë zgjedhur Jeton Mehmeti, Arben Dodaj, Nebih Zariqi, Ajrinë Gashi – Hamdiu.

Mandati i Bordit të Përkohshëm është 6 muaj maksimumi. Ata nuk mund të qëndrojnë në këtë pozitë më shumë se 6 muaj dhe Qeveria është e obliguar të emëroj bordin me mandat të plotë.