Logo e NP KRU" Prishtina"

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të ndërmarrjes "KRU Prishtina"

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve në ndërmarrjen publike “KRU Prishtina”.

Personat e emëruar në këtë bord janë: Nora Tafashiku – Kurtishi (kryetare) dhe Albana Berisha – Qehaja, Arian Shuku dhe Evetar Zeqiri – anëtarë.

Emrat janë propozuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Emërimi i bordit të përkohshëm është bërë në mbledhjen e radhës së Qeverisë Kurti.

Mandati i Bordit të Përkohshëm është 6 muaj maksimumi.

Ata nuk mund të qëndrojnë në këtë pozitë më shumë se 6 muaj dhe Qeveria është e obliguar të emërojë bordin me mandat të plotë.