Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fillojnë takimet për caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë

U. d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti.

Partia e parë me të cilën do të takohet Osmani është Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë takim Osmani pritet ta zhvilloj me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

Në orën 14:00 Osmani do të takoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15:00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16:00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dje Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese madje ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, votë kjo e cila formoi qeverinë e cila drejtohet nga Avdullah Hoti.