Foto: Ilustrim

Ferizaj, rrah gruan, arrestohet

Policia ka arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Ferizaj.

Në raportin e Policisë thuhet se pas një mosmarrëveshje burri e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim trupor, është duke u hetuar.