Ilustrim

Ferizaj, policët u sulmuan me thikë deri sa ishin në asistim për rrënimin e një objekti

Një njësit policor në Ferizaj dje gjatë ditës në Ferizaj janë sulmuar fizikisht me thikë nga katër persona të dyshuar.

Policët ishin duke asistuar inspektorët e komunës në lidhje me një rrënim të një objekti.

Policia nuk ka njoftuar për numrin e policëve që ishin në asistim e që janë sulmuar, por ka thënë se të njëjtit kanë marrë lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë arrestuar në lidhje me rastin sulm ndaj personit zyrtar.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokuroria në Ferizaj.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.

Rasti është duke u hetuar tutje.