Ferizaj, përleshje mes dy grupeve të rinjsh

Një përleshje mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 :30 në Fshat të Vjetër të Ferizajt.

Si pasojë e rrahjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre lëndime të rënda.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.