Ferizaj, dyshime për dhunë në familje e kanosje, 54-vjeçarit në shtëpi i gjenden dy armë e 145 fishekë

Një 54-vjeçar në Ferizaj po dyshohet për dhunë në familje, kanosje e armëmbajtje pa leje.

I njëjti është në kërkim policor.

Në shtëpinë e tij, Policia sot ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

Sipas komunikatës, për rastin Policia është njoftuar sot rreth orës 10:00.

“Nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëve, kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B (M/K) i moshës 54 vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskuar:  një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar si dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.