Ferizaj

Ferizaj, bllokohet kalimi në sheshin e qytetit

Sheshi “Ademi Jashari” në Ferizaj është mbyllur me shirita të policisë për t’u pamundësuar qytetarëve që të mblidhen dhe të ecin në këtë hapësirë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zyrtari komunal për marrëdhënie me publikun, Albion Sherifi.

“Është veprim që është marrë prej anës së policisë, kemi parë që janë vendosë shiritat  në mënyrë që të krijohet distanca sociale  dhe të mos jenë të frekuentueshme prej anës së qytetarëve”, ka thënë Sherifi.

Ndërsa Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, ka thënë se ky është vendim i Qeverisë së Kosovës.

“Është vendim i Qeverisë që shëtitoret e parqet me u blloku dhe nuk janë blloku krejt, janë nga dy metra në trotuar, ku kalojnë”, ka thënë Gashi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 145 raste me coronavirus, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.