Ilustrim

Ferizaj, arrestohet një person pasi sulmoi Policinë

Një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policiorë, gjatë ditës së djeshme në fshatin Komoglavë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur gjatë arrestimit të tij.

Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mejkësor, ndërsa pasi i dyshuari kishte urdhër arrest, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:50 në fshatin Komoglavë të komunës së Ferizajt.