Medikamente mjekësore në një farmaci. Foto ilustruese.

Farmacitë kanë mjaftueshëm maska dhe dezinfektues, vitamina C më e kërkuara

Pandemia COVID-19 e cila si masë mbrojtëse i ka maskat si dhe pastrimin e shpeshtë të duarve apo përdorimin e dezinfektuesëve me bazë alkooli bëri që të rritej kërkesa për to në treg.

Në muajin mars dhe prill u vërejt se çmimi i këtyre produkteve jo vetëm që ishte astronomik por edhe ishte e vështirë t’i gjeje në treg.

Derisa në muajin mars dhe prill po abuzohej me këto produkte tani sipas farmacistëve ka mjaftueshëm dhe çmimi i tyre është i volitshëm për standartin e qytetarëve të rëndomtë.

Liridon Krasniqi, farmacist, tha se këto produkte vazhdojnë të jenë të kërkuara që prej muajit mars.

“Çmimi për një maskë të thjeshtë është 10-20 cent, kurse çmimi i dezinfekturesëve varet nga baza e alkoolit që gjendet brenda tyre, më i liri ëshë 70 cent”, tha Krasniqi.

Përdorimi i vitaminave po shihet po ashtu si një ‘armë mbrojtëse’ për luftimin më të lehtë të virusit, një prej vitaminave që po këkrohet shumë është vitmaina C, e cila njihet për rritje të imunitetit, dhe si anti-oksidant potencial dhe meqenëse ajo nuk rri në trup duhet të merret në baza ditore prej 75-90 miligram.

Krasniqi shtoi se edhe kërkesa për vitamina dhe paracetamol të ndryshëm është gati e njëjtë me maskat.

“Po Vitamina C, kryesisht ato që shkrihen në ujë është shumë e kërkuar, nuk është e dëmshme prandaj nuk ka nevojë të keni përshkrim mjekësor për ta blerë, mund të përdoret edhe në baza ditore pasi ka përmbajtje kryesisht të kalciumit por gjendet edhe në fruta dhe perime të ndryshme si lemoni, domatja”, u shpreh Krasniqi.

Arta Gashi, po ashtu farmaciste, tha se nuk kanë problem me furnizim të këtyre produkteve.

“Po kemi mjaft furnizim për momentin, më herët kanë qenë më shtrenjtë sepse furnizuesit i shisnin ashtu dhe ne u detyruam të rrisim çmimet për një kohë, por pasi reagoi atë kohë edhe inspektorati tani jemi në rregull”, tha Gashi.

Sipas vendimit më të ri të qeverisë së Kosovës të gjithë qytetarët obligohen të bartin maska në të gjitha aktivitetet jashtë objekteve të tyre të banimit si dhe të mbajnë distancë fizike 2 metra.
Kosova deri tani ka 4,715 raste me COVID-19, prej tyre 101 kanë vdekur.