MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 23: Thomas Cook aircraft taxiing for take off from Manchester airport, believed to be heading to Corfu on September 23, 2019 in Manchester, United Kingdom. The collapse of the 178-year-old travel firm triggered a massive repatriation effort, as the British Civil Aviation Authority chartered aircraft to bring around 150,000 travelers back to the UK. The firm's closure also jeopardized 22,000 jobs worldwide, including 9,000 in the UK. (Photo by Christopher Furlong/Getty Images)

Falimenton kompania ajrore 'Thomas Cook'

Kompania ajrore britanike “Thomas Cook” ka falimentuar duke lënë në pritje 600 mijë udhëtarë nëpër botë, raporton CNN.

Ja çfarë duhet të dini:

Çfarë ndodhi?

Operatori ka hyrë në procedurën e likuidimit, që do të thotë se pothuajse të gjitha kompanitë e saj kanë ndërprerë punën.

Çfarë do të thotë kjo?

Të gjitha fluturimet dhe pushimet e rezervuara përmes Thomas Cook janë anuluar dhe të gjitha dyqanet me pakicë janë mbyllur.

Me 160,000 udhëtarë në Mbretërinë e Bashkuar të bllokuar, Qeveria britanike dhe Autoriteti i Aviacionit Civil kanë filluar një operacion masiv riatdhesimi për t’i sjellë ata në shtëpi.

Kush po paguan koston?

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime kthimi për udhëtarët e mbrojtur nga ATOL, që gjenden jashtë Mbretërisë së Bashkuar të cilët ishin duke planifikuar të fluturonin përsëri në Mbretërinë e Bashkuar me kompaninë “Thomas Cook”. Udhëtarët që kthehen pas 6 tetorit do të duhet të rezervojnë fluturimet e tyre përsëri. Udhëtarët që rezervuan vetëm hotele përmes “Thomas Cook” dhe jo pako gjithëpërfshirëse fluturuese do të duhet të paguajnë vetë faturën.

Kush është prekur?

Flitet se shumë çifteve të sapomartuar u janë prishur planet për muajin e mjaltit dhe punonjësit që kanë humbur vendin e punës.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë zotuar të ndihmojnë udhëtarët dhe punonjësit gjatë procesit të likuidimit.

Përgatiti: Senad Durguti