Exit Polli i Kanal 10: Përmbysje në Mitrovicë, Gjilan dhe Prizren

Sipas Exit Pollit të Albanian Post-Baton Haxhiu, të përgatitur në bashkëpunim me Kanal 10, Arben Vitia do të shkojë në balotazh me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Vitia i LVV-së me 44.5% ndërsa Rama me 26.5%.

Në Mitrovicë, Exit Polli e nxjerr fitues pa balotazh Bedri Hamzën e PDK-së. Hamza do të fitojë 57.9 % ndërsa Agim Bahtiri i LVV-së me 32.5%.

Në Gjilan, sipas këtij Exit Polli, Alban Hyseni nga LVV fiton me 48% kundrejt Lutfi Hazirit me 41.4%.

Në Gjakovë sipas Exit Pollit të Albanian Post do të ketë balotazh. Ardian Gjini me 45.9% ndërsa Mimoza Kusari Lila me 37.1%.

Kurse në Prizren parashihet që të fitojë kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj me 39.4%. Totaj sipas Exit Pollit do të shkojë në balotazh me Mytaher Haskukajn me 35%.

Exit Polli i Albanian Post e ka nxjerrë fitues pa balotazh kandidatin e PDK-së, Agim Aliu me 59.7% kundrejt Valon Ramadanit me 25.2%.

Në Vushtrri sipas këtij Exit Polli i pari ka dalë Xhafer Tahiri i LDK-së me 37.1% kundrejt kandidatëve të PDK-së dhe LVV-së të cilët kanë përqindjet e njëjta, 29%.

Peja nuk do të shkojë në balotazh sipas Exit Pollit të Kanal 10. Sipas parashikimeve, Gazmend Muhaxheri do të fitojë me 59.9% kundrejt kandidatit të LVV-së, Gazmend Agushollit me 23%.

Ndërsa Bulliqi parashihet të fitojë pa balotazh kundrejt kandidatëve të partive të tjera. Sipas Exit Pollit, Bulliqi pritet të marrë 52.5% kundrejt Ekrem Hysenit të LDK-së, i cili parashihet të marrë 29.8%.