Rezultatet për Malishevën, fiton Ekrem Kastrati
14.11.2021 - 19:47
Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka fituar zgjedhjet me 53.19% kundër kandidatit të PDK-së, Isni Kilaj, i cili ka fituar 46,81% të votave.
Të dhënat e KQZ-së tregojnë se Kastrati ka marrë 10,394 vota ndërsa Kilaj ka marrë 9,147 vota.
KËTU mund ta t’i shihni rezultatet nga KQZ.