PSHDK mbështet Ardian Gjinin në balotazh

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës do të përkrah kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në garën për balotazh në zgjedhjet që mbahen të dielën me 14 nëntor në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook nga vetë PSHDK.

“Pas marrjes së ofertës për bashkëpunim në balotazh dhe për qeverisje komunale në Komunën e Gjakovës për 4 vitet e ardhshme 2021-2025 ne kemi filluar konsultat me strukturat e partisë në nivel qendror dhe të BD Gjakovë, me kryetarët e degëve dhe aktivistët tonë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. PSHDK në këtë balotazh ka marrëveshje për bashkëqeverisje me z. Gjini dhe AAK” thuhet në njoftimin e PSHDK-së.

Në zgjedhjet e mbajtura me 17 tetor , PSHDK-ja doli partia e tretë në garën për të parin e Gjakovës.

Gara për balotazhin pritet të mbahet këtë të diele me 14 nëntor.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 18 mijë e  973 vota apo 45.76 për qind. Kurse kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari – Lila ka siguruar 15 mijë e 426 vota apo 37.20 për qind.

Afër arritja e dy koalicioneve në Gjakovë