Viola Von Cramon

Eurodeputetja: Pse Thaçi po e vë në rrezik vendin e tij?

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka quajtur absurd vendimin e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një qeverie të re në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.

“Po bëhet më absurd çdo ditë Hashim Thaçi. Jam pa fjalë. Pyes veten se si mund të përfundojë kjo. Pse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij?”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Sot në një takim, pas deklarimeve të partive parlamentare në takimin konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ky i fundit mbajti një fjalim, ku deklaroi se mandatin për formimin e Qeverisë do të ia jap atij koalicioni që e krijon shumicën për krijimin e Qeverisë.

“Si rrjedhojë e vullnetit të juaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të reja të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi kushtetutën, ligjet e Kosovës. Unë do t’i jap asaj partie apo koalicioni që dëshmon së ka shumicën në kuvend. Nuk është diskrecionin tim të propozojë për kandidatin e tillë, u shpreh Thaçi në përfundim të takimit konsultativ me partitë politike.

Thaçi ka dëgjuar të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare duke i pyetur se a janë për krijimin e një qeverie të re.