Erdogan: Turqia do të rris buxhetin për mbrojtje në 75 miliardë dollarë

Në ceremoninë e vënies në shërbim të një anije të prodhuar nga industria vendore që ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se po rrisin buxhetin për industrinë e mbrojtjes në 75 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency.

“Kur erdhëm në qeveri, projekte të mbrojtjes me një buxhet afërsisht 5.5 miliardë dollarë, sot kjo shifër i ka kaluar 60 miliardë dollarë, sot nuk bëhet fjalë që një kompani e vetme të operojë në çdo fushë të industrisë së mbrojtjes.  Ne kemi parë përfitimet e rëndësishme të mjedisit konkurrues në përpjekjet tona për të arritur më të mirën. Tani, ne po rrisim buxhetin e industrisë së mbrojtjes në 75 miliardë dollarë me projektet, procesi i tenderimit të të cilave vazhdon” – ka deklaruar Erdogan.

Duke theksuar se ky zgjerim do të sjellë përparime të reja në çdo fushë,  presidenti Erdogan vuri në dukje se industria ka bërë përpjekje të mëdha derisa të arrijë në këtë pikë.

Duke shprehur se buxheti vjetor i ndarë për kërkimin dhe zhvillimin në industrinë e mbrojtjes është rritur nga 49 milionë dollarë në mbi 1.5 miliardë dollarë, Erdogan tha se shenjë për këtë është edhe fakti që eksportet e sektorit kanë arritur një nivel rekord prej 4 miliardë e 400 milionë dollarë deri në vitin 2022 nga 248 milionë dollarë.

“Falë qëndrimit tonë të drejtë dhe vendosmërisë në industrinë e mbrojtjes vendase dhe kombëtare, ne kemi arritëm një nivel shumë të mirë në uljen e varësisë nga jashtë. Norma jonë e brendshme ishte 20 për qind kur morëm detyrën, por tani rritja e saj në 80 për qind është një sukses historik që do të kuptohet më mirë në të ardhmen për shkak të rëndësisë së tij” – ka vazhduar Erdogan.