Enver Sekiraqa i akuzuar për nxitje në vrasje të Tirumf Rizës 30.08.2023- FOTO: Laurant Berisha- KALLXO

Enver Sekiraqa i akuzuar për nxitje në vrasje të Tirumf Rizës (30.08.2023) - FOTO: Laurant Berisha- KALLXO

Enver Sekiraqa lirohet nga arresti shtëpiak

Masa e arrestit shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar lidhur me rastin e ndodhur para më shumë se 16 viteve ku i vrarë mbeti Triumf Riza, është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.

 “Të njëjtit i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacion policor” – ka thënë avokatja.

Më 30 gusht të vitit 2007 në Prishtinë, Triumf Riza që shërbente si polic në Shërbimin Policor të Kosovës mbeti i vrarë.

Në drejtim të tij u gjuajtën 11 plumba nga Arben Berisha, ku tre nga ta e goditën duke e plagosur Rizën për vdekje.

Akuza e Prokurorisë Speciale që është ngitur ndaj Enver Sekiraqës, pretendon se Arben Berisha për të kryer aktin në fjalë u nxit nga vet Sekiraqa, e që ky i fundit Berishën e kishte njëri të besueshëm.

Sipas dosjes, vrasja e Rizës është bërë në mënyrë shumë mizore dhe mashtruese për shkak të një hakmarrjeje të paskrupullt apo ndonjë motiv tjetër.

“Respektivisht hakmarrje personale kundër të përmendurit Triumf Riza” – thuhet në akuzë.

Akuza shpjegon se si para vrasjes, grupi në fjalë, pra katër të akuzuarit, kanë bashkëpunuar mes vete dhe kanë përcjell lëvizjet e Rizës me qëllim që të ndiqnin rrugët e tij.

Arben Berisha është i dënuar me 35 vite burg për këtë ngjarje dhe është në vuajtje të dënimit ndërsa në maj të vitit 2016 Gjzkata kishte gjetur fajtor dhe shpallur fajtor me 37 vjet burg Enver Sekiraqen por pas ankesës në Gjykatën e Apelit rasti ishte kthyer në rigjykim.

Ne rigjykim, në shtator të vitit 2019, Gjykata e gjeti përsëri fajtor dhe e dënoi me 30 vjet burg për nxitjen e vrasjes së Trium Rizës, mirëpo Gjykata e Apelit përsëri e riktheu rastin në rigjykim ku po vazhdon ende gjykimi.

Në tetor rtë vitit 2021 Kallxo.com raportoi se Sekiraqa ishte liruar nga masa e paraburgimit dhe i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtepiak.