Emini: Ministrat e deritanishëm të shëndetësisë, ofendim i intelegjencës

Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë u shpreh kritik për të gjithë Ministrat e Shëndetësisë në Kosovë që nga paslufta.

Sipas Eminit që ka qenë edhe drejtor në QKUK, ministrat kanë   qenë ofendim i inteligjencës për profesionistët shëndetësorë.

Ai në Jeta në Kosovë ka përshkruar edhe profilin e një ministri që sipas tij do duhej të jetë në krye të shëndetësisë.

“Në këto 20 vjet këta ministra që kanë qenë lënë për të dëshiruar, ofendim për inteligjencë të profesionistit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë duhet të jetë profesionist, menaxher, proaktiv që duhet të ketë ekip. Unë mendoj që ministri duhet të jetë mjek”, tha Emini.

Sot në Jeta në Kosovë u diskutua për zgjedhjet dhe pritjet nga qeveria e ardhshme.

Pjesë e këtij diskutimi janë: Besnik Vasolli, ekspert i çështjeve zhvillimore, Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë, Bashkim Ibishi, ekspert për komunitete, Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë, Dafina Krasniqi, Task Forca për Rini dhe Labinot Leposhtica, udhëheqës i zyrës ligjore të KALLXO.com.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: