Pritjet për qeverinë e ardhshme

Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare dhe qartësimit të pozicionit të partive me rezultatet e tyre, ekspertët kanë rekomandime për qeverinë e ardhshme.

Jeta në Kosovë sonte mbledh njohësit e disa fushave që për 10 ditë të fushatës parazgjedhore i sfiduan programet e partive politike në DebatPernime.

Si shkoi fushata dhe zgjedhjet?

Çfarë pritet prej qeverisë së mundshme të udhëhequr nga Albin Kurti?

Çfarë doli nga programet e partive për zhvillim, siguri, drejtësi, ekonomi, arsim, shëndetësi e të tjera?

Për këto tema flasin : Besnik Vasolli, ekspert i çështjeve zhvillimore, Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë, Bashkim Ibishi, ekspert për komunitete, Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë, Dafina Krasniqi, Task Forca për Rini dhe Labinot Leposhtica, udhëheqës i zyrës ligjore të KALLXO.com

Jeta në Kosovë transmetohet sonte në orën 20:40 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com