COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Edhe 187 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 187 persona nga COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059.

Sipas IKSHP-së Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.