Foto: Ilustrim

E rrahu dhe ia mori veturën, i dyshuari arrestohet pas 8 dite

Tetë ditë pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar për sulm dhe vjedhje të veturës të viktimës në Gjakovë.

Policia ka treguar se i dyshuari më 22 maj të këtij viti, rreth orës 23:30 kishte sulmuar viktimën me mjete të forta ku si pasojë e kësaj viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën UÇK në Gjakovë.

Sipas Policisë, vetura e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer viktimës-pronarit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.