Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

E mitura lindi foshnje në spitalin e Pejës

Një vajzë e mitur ka lindur një foshnje në spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është informuar nga personeli i spitalit të Pejës.

Rasti i iniciuar si “Bashkëjetesë jashtëmartesore nën moshën 16 vjeç”, ka ndodhur dje rreth orës 08:30.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet  në raportin policor.